Disa raporte kanë sugjeruar se një gjeneral rus ka vdekur gjatë luftës në Ukrainë, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Media shtetërore ruse dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës e kanë identifikuar njeriun si Roman Kutuzov.
Rusia 24 citoi kanalin Telegram të një korrespondenti ushtarak të quajtur Alexander Sladkov, i cili shkroi se Kutozov udhëhoqi njerëzit në një sulm në Donbas dhe vdiq në betejë.
Të dielën, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë: “Gjeneral Major Roman Kutuzov, komandant i Korpusit të Parë të Ushtrisë (Orcs) të [DPR], është denazifikuar dhe çmilitarizuar zyrtarisht”.
Sky News nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.
