Të fundit

KRU “Hidrodrini” urdhërohet ta ndalojë përpunimin e të dhënave biometrike

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka zhvilluar inspektim lidhur me mbikëqyrjen e ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave biometrike (tiparet e fytyrës) për qëllim të identifikimit të punonjësve gjatë regjistrimit të tyre në hyrje-dalje nga puna në kompaninë KRU Hidrodini, raporton Paparaci.

Me këtë rast, pas përfundimit të procedurave të inspektimit i cili filloi më 27 maj, Agjencia mori vendim të hënën, teksa ka ndaluar përpunimin e të dhënave biometrike.

Po ashtu, e njëjta e ka obliguar fshirjen dhe shkatërrimin e tyre.

“Andaj, Agjencia për Informim dhe Privatësi ju rikujton se Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përcaktuar se përpunimi I të dhënave biometrike për qëllim të identifikimit të një personi fizik në mënyrë unike, parimisht është I ndaluar”, thuhet në njoftimin e AIP.

Sipas Agjencisë,, ky përpunim mund të bëhet vetëm nëse domosdoshmërish kërkohet për sigurinë e njerëzve, pronës, mbrojtjen e të dhënave konfidenciale dhe sekreteve të bizneseve, nëse kjo nuk mund të arrihet me mjete më të lehta dhe duhet të jetë proporcional me qëllimin e vendosjes.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci