Të fundit

Johnny Depp feston sot ditëlindjen, kaq vjet mbush

Gjyqi i gjatë i Johnny Depp dhe Amber Heard, për çështjen e dhunës në familje, solli në plan të parë jetën e stuhishme personale të aktorit.

Ylli 59-vjeçar deri pak kohë më parë, konsiderohej si një nga aktorët më joshës në Hollywood, duke pasur gjithmonë në krah gra shumë mbresëlënëse.

Ai ka kaluar dy martesa, tri fejesa të dështuara dhe shumë marrëdhënie të trazuara me zonjat e njohura të showbizit ndërkombëtar.

Johnny Depp është një aktor, skenarist, regjisor, producent. Për interpretimin e tij me mjeshtëri të roleve ai mori Globin e Artë, por nuk ka një Oscar në koleksionin e tij, edhe pse ai u emërua disa herë për këtë çmim prestigjioz.

Emri i aktorit është përfshirë në Librin Guinness, si artisti më i paguar. Duke folur për biografinë e Johnny Depp, nuk mund të mos përmendësh serinë e njohur të filmave “Piratët e Karaibeve”, ku ai luajti rolin e personazhit kryesor: Jack Sparrow.

Gjithë adhuruesit e aktorit janë në pritje të kthesës që karriera e tij do të marrë, pas fitores së gjyqit ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci