Të fundit

“Agjentët mbledhin jashtëqitjet dhe urinën e Putinit, kanë frikë mos i zbulojnë sëmundjet”

Që pas nisjes së luftës në Ukrainë të shumta kanë qenë zërat dhe burimet që thonë se presidenti rusë Vladimir Putin është i sëmurë me kancer dhe Parkinson.

Por këto ditë në mediat e huaja po qarkullon një informacion tjetër edhe më i habitshëm, lajm të cilin e ka konfirmuar edhe gazetarja investigative ruse Maria Pevchikh.

Sipas këtyre informacioneve disa agjentë të FSB-së(sigurimi rus) mbledhin jashtëqitjen dhe urinën e presidentit rus sa herë që ai udhëton jashtë Rusisë. Thuhet se qëllimi i tyre është të parandalojnë shërbimet sekrete të vendit pritës që të marrin informacion për sëmundjet e presidentit.

Frika të ngjashme nuk janë aq të rralla në botën e politikës, presidenti francez Macron, i cili vizitoi Putinin në shkurt të këtij viti, thuhet se refuzoi të bënte një test Covid nga frika se rusët mund të marrin mostrën e tij të ADN-së.

Gazeta franceze mori një informacion të tillë për dy udhëtime specifike të Putin: kur presidenti rus vizitoi Francën në 2017 dhe kur ai vizitoi Arabinë Saudite në tetor 2019. Në të dyja rastet, u raportua se materiali i gjetur u kthye në Rusi, i paketuar në valixhe speciale. Çantat e magazinimit janë gjithashtu të prodhuara posaçërisht për këtë qëllim të veçantë.

Fatkeqësisht, ata nuk kanë asnjë informacion nëse Putini kryen nevojat e tij në tualetin që merr me vete për këtë qëllim, apo nëse ‘materialet’ merren nga tualeti i banesës së tij aktuale duke përdorur një lopatë, rrjetë apo mjete të tjera.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci