Përfaqësuesja e Kosovës është këndellur pas humbjes ndaj Greqisë, duke treguar paraqitje fantastike sonte ndaj Irlandës së Veriut. Kosova shënoi fitore me rezultat 3:2, në kuadër të ndeshjes së tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.
Duke qenë skuadra triumfuese dhe më e mirë në fushë, vendasit kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi mysafir.
Nota më e lartë në këtë takim ka shkuar për sulmuesin Vedat Muriqi (8.5), i cili arriti t’i shënojë dy gola.
Paraqitje shumë e mirë edhe për dy anësorët, Milot Rashica (7.7) dhe Zymer Bytyqi (7.5) që ndihmuan shumë në këtë triumf.

Notat më të ulëta kanë shkuar për mesfushorin Steven Davies, si edhe mbrojtësit e krahut dhe portierin e Irlandës së Veriut.
Pas kësaj fitore, Kosova ka arritur kuotën e gjashtë pikëve në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, duke u renditur kështu pas Greqisë me tre pikë më pak.
Ndeshjen e radhës “Dardanët” do ta zhvillojnë më 12 qershor pikërisht ndaj Greqisë.
