Kancelari gjerman, Olaf Scholz, para nisjes për në Kosovë ka publikuar një njoftim në profilin e tij në twitter ku ka treguar për arsyet e vizitës.
Scholz, përmes shkrimit në Twitter, ka thënë se dëshiron që të promovojë procesin e anëtarësimit në BE dhe të mbështes bashkëpunimin rajonal, konkretisht Procesin e Berlinit.
Gjithashtu, Scholz ka treguar se do të diskutohet edhe për një përgjigje të përbashkët kundër agresionit të Rusisë.
Heute und morgen reise ich nach 🇽🇰🇷🇸 und 🇲🇰 sowie nach 🇬🇷 und 🇧🇬. Ich will vor Ort den EU-Beitrittsprozess voranbringen und den regionalen Austausch unterstützen (#BerlinProcess). Es wird auch um unsere gemeinsame Antwort auf den russischen Angriffskrieg in der Ukraine gehen.
— Bundeskanzler a.D. Olaf Scholz (@KanzlerScholz) June 10, 2022
Scholz ka arritur ndërkohë në Kosovë dhe është pritur me nderime të larata nga kryeministri Albin Kurti.
