Dje, një person ka raportuar në Polici se në fshatin Koretishtë të Novobërdës ka gjetur një person pa shenja jete.
Lidhur me ketë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML, ndërkaq rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.
“Fsh. Koretishtë, Novobërdë 10.06.2022 – 07:25. Një mashkull kosovar ka raportuar se viktimën mashkull kosovar e kishte gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.
