Qeveria e Kosovës ka njoftuar se vetëm në tri ditë, janë shkarkuar rreth 20 mijë certifikata përmes platformës E-Kosova.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Facebook.
“Interesim i lartë i qytetarëve për të përdorur shërbimet elektronike të sapo lansuar në platformën E-Kosova. Në vetëm tre ditë, janë shkarkuar rreth 20 mijë certifikata. Do të vazhdojmë me digjitalizimin e shërbimeve duke synuar shërbime më efikase, më cilësore e më të qasshme. Nga e enjtja e javës së kaluar certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës dhe rezervimin e targave mund ta bëni në https://ekosova.rks-gov.net/Service/12”, thuhet në njoftim.
