Të fundit

Papa kërkon falje për anulimin e vizitës së tij në Kongo dhe Sudan

Papa Françesku i kërkoi falje popullit të Republikës Demokratike të Kongos dhe Sudanit të Jugut të dielën për anulimin e vizitës së tij për shkak të problemeve në ecje dhe tha se shpresonte se gjendja e tij do të përmirësohej.

Vatikani njoftoi të enjten se udhëtimi i datave 2 deri më 7 korrik ishte shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të sëmundjes së gjurit të papës, e cila e ka detyruar atë të përdorë një karrige me rrota për më shumë se një muaj, shkruan Reuters.

“Ndjej keqardhje të madhe që m’u desh ta shtyja këtë udhëtim, të cilin jam ende shumë i prirë ta bëj”, tha ai në fjalimin e tij të së dielës para mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Unë kërkoj nga ju që të më falni për këtë. Të lutemi së bashku që më ndihmën e Zotit dhe me trajtim mjekësor të mund të vij sa më shpejt te ju. Jemi me shpresë”, tha ai duke iu drejtuar popullit dhe autoriteteve të të dyja vendeve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci