Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti në Ditën e Çlirimit të vendit.
Ai përmes një postimi në Facebook ndërsa ka përmendur se kjo ditë po kujtohet pa protagonistët e luftës që gjenden në Hagë, thotë se Albin Kurti dhe qeveria e udhëhequr prej tij, me vetëdije të plotë është duke u përpjekur të shkëpusë kujtimin dhe nderimin e kësaj sakrifice.
Tahiri shkruan tutje se kryeministrit Kurti, i cili sot “paturpësisht viziton varrezat e dëshmorëve, përderisa injoron mijëra veteranë që kanë derdhur gjak e djersë pranë atyre që u përjetësuan, është asgjë më shumë se një dyfytyrësi”.
