Të fundit

Gërvalla ia sheh hairin gjykatave në Gjermani, përfiton rreth 35 mijë euro

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz ka deklaruar në formularin për pasurinë në kuadër të Agjencisë Kundër Korrupsionit, se posedon 135 mijë euro pasuri të paluajtshme, duke përfshirë dy toka dhe një truall me shtëpi banimi.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deklaroi se ka një veturë “Toyota Avensis”, me vlerë tetë mijë euro.

Gërvalla ka para të gatshme rreth gjashtë mijë e 600 euro në dy banka, njëra në Kosovë e tjetra në Gjermani.

Në Gjermani, madje ajo mori të ardhura plotë 34 mijë e 694 euro, burimi i cilës vjen nga institucionet gjyqësore atje.

Po ashtu, zëvendësja e Kurtit përfitoi më pak se nëntë mijë euro nga paga dhe mëditjet si ministre dhe zv/kryeministre.

Sa i përket biznesit “Albingua UG”, Gërvalla e ka sqaruar se e njëjta është themeluar në gusht të 2020-s.

Ajo tha se kapitali fillestar është 500 euro, ndërkaq qarkullimi nga themelimi e deri më 31.12.2021, ka qenë 0 euro.

“Deklaruesja është pronare e vetme 100% e kompanisë”, sqaroi ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci