Të fundit

“Shihemi në Gjykatë”, Lushtaku padit Durmishin: Na kanë lodhë me rrena e shpifje

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku në një prononcim për Paparacin njoftoi se e ka paditur zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi më 8 qershor në një emision televiziv tha se me ardhjen e Qeverisë Kurti në pushtet janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Sami Lushtakut të cilët sipas tij, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës.

Për këtë çështje, Lushtaku i tha Paparacit se mezi pret të përballet me Durmishin në Gjykatë dhe ta fitojë betejën ligjore me të.

Ai shtoi se është lodhur nga gënjeshtrat dhe shpifjet e pushtetit të kryeministrit Albin Kurti.

“Avokati sot e ka çuar padinë në Gjykatë. M’u kanë lodhë do miq e sene, por nuk është e natyrës sime me paditë. Absolut po. Unë s’e kam bërë këtë me dëshirë. Na kanë lodhë me këto shpifje e këto rrena, le të vjen e le ta dëshmon në gjyq çka ka folur në TV dhe në rregull jemi. Tani merret prokurori nëse ka elemente të natyrës që ai e ka thonë”, u shpreh Lushtaku.

Mes tjerash, ai tregoi për përvojën që e ka pasur kur është ndjekur nga Serbia dhe privuar nga liria, por theksoi se Durmishi e ka fyer atë dhe familjen e tij duke thënë se “Mërgim Lushtaku vozit veturë 100 mijë euro”.

Po ashtu, Lushtaku hodhi kritika ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se pushtetarët aktual kanë ardhur në udhëheqje me mashtrime dhe fyerje.

“Unë e kam një mesazh, mu më ka ndjekur Serbia goxha gjatë, kam qenë i provuar nga liria për një kohë të gjatë, por kjo nuk më amnistonë mua që është keq, por as atë e as ministrat që me shpifë publikisht. Më ka fyer mua dhe familjen. Secili që ka argumente, fakte le të urdhëron në Prokurori e qysh të dojnë”.

“Por jo me thonë djali i Sami Lushtakut vizitë veturë 100 mijë euro, e kur nuk e dinë çfarë kerri vozitë ai (Mërgim Lushtaku). Këta janë ardhur në pushtet tu rrejtë e tu shpifë, me këtë gjuhë të urrejtjes që e kanë instalu në Kosovë tash duhen të përballen me to. Unë jam i gatshëm për gjithçka dhe nuk fshihem. Unë secilën punë që është e jemja, e them publikisht dhe nuk më vjen marre e as nuk tutna hiç”, përfundoi Lushtaku për Paparacin.

Javën e kaluar, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se me ardhjen e Qeverisë Kurti në pushtet janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Sami Lushtakut që sipas tij, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës.

Ai pati deklaruar se me kontratat e mirëmbajtjes, ata ia kanë shpëtuar buxhetit të Kosovës 30 milionë euro.

“Na jau kemi prish planet shumë grupeve të caktuara që kanë përfituara miliona prej Ministrisë së Infrastrukturës. Qe një shembull, unë mendoj që kush mund të jenë këta: prej Sami Lashtakut dhe njerëzve rreth tij e deri te Ramush Haradinaj dhe njerëzve të tij. Shembull, po flasin këtu dy kompani private e kanë bërë një dallaver me nja 30 mijë euro, por vec me kontratën e mirëmbajtjes na ia kemi pshtu buxhetit 30 milionë euro”.

“Nuk e di a kanë shku në xhep të Sami Lushtakut apo të Ramush Haradinajt, por që kanë shku në xhepat e njerëzve rreth Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinaj jam i bindur”, deklaronte Durmishi në ATV. /Paparaci.com

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci