Të fundit

Klinaku bënë thirrje që të mos provokohen veteranët nga objekti i Kuvendit

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë arritur para Kuvendit të Kosovës.

Të njëjti janë duke protestuar  në kundërshtim të votimit në parim të projektligjit për pagën minimale.

Përpos veteranëve, para objektit të Kuvendit të Kosovës janë edhe pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës, të cilët po përkujdesen që siguria të jetë sa më e lartë në këtë protestë dhe që të mos ketë eskalim të situatës.

E pikërisht për këtë, nga veteranët e pranishëm në këtë vend kanë thënë se nuk kanë punë me zyrtarët policorë.

“Nuk kemi punë me Policinë e Kosovës, ne e kemi me qeveritarët që e kanë thy ligjin e Kushtetutën”, deklaruan ata.

Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që veteranët të mos ofendohen apo provokohen nga deputetët nga objekti i Kuvendit.

U.d i kryetarit te OVL UCK, Faton Klinaku ne protestë ka thënë se deputetët janë duke i provokuar veteranët nga diritaret e objektit të Kuvendit.

Të njëjtit kanë vazhduar të brohorasin “UÇK”, ndërsa Faton Klinaku nga OVL-UÇK tha  numër i madh i veteranëve janë duke ardhur drejt Kuvendit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci