Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, është deklaruar pasi u seanca e Kuvendit të Kosovë u shty për javën tjetër.
Ai para gazetarëve tha se “e kemi humbur një seancë, por e kemi fituar një argument të madh sa i përket ndjeshmërisë të këtij ligji që e përjashton disa kategori që janë të rëndësishme për shoqërinë”.
“Më vjen keq që propozimi që e kam dhënë, që sot e miratoi kryeministri, kam kërkuar nga ministri Murati të debatohet para se të shkojë në miratim të parë. Ne si Grup Parlamentar kemi bërë dy amendamente, ai i pari është që në këtë ligj të largohet neni që e shkëput ndërlidhjen mes pagës minimale dhe pensionit të veteranit dhe po ashtu kemi kërkuar që paga minimale të rritet në 370 euro”, u shpreh ai.
Mes tjerash, ligjvënësi opozitar deklaroi se pret që nesër mos të jetë vetëm një takim mes qeverisë dhe veteranëve, por të ketë përparim mbi projektligjin e pagës minimale.
“Nuk ecë kështu, është gabim ky ligj”, shtoi ai për Klan Kosova.
