Të fundit

Veteranët takohen sot me Kurtin

Veteranët e UÇK-së do të priten sot në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi i tyre parashihet të fillojë në ora 09:00.

Kërkesa për takim ka ardhur nga kryeministri Kurti, pas protestës së veteranëve gjatë ditës së enjte, e cila pengoi edhe zhvillimin e seancës së Kuvendit.

U.d i kryetarit të OVL UÇK, Faton Klinaku nuk është konsultuar dhe nuk e ka marrë miratimin e degëve të OVL UÇK për takim me Kurtin.

Megjithatë, burimet e Paparacit thonë se Klinaku ka shkuar krye në vete, për këtë arsye veteranët nuk kanë qëndrim unik.

Gjatë ditës pritet, të ketë deklarime të degëve rreth këtij takimi.

Kushti i veteranëve për shpërndarje nga protesta e së enjtes ishte që të ndërpritej seanca e Kuvendit, ku duhej të diskutohej për Projektligjin për tërheqjen e kursimeve nga Trusti. Dhe pasi, kryetari Glauk Konjufca, njoftoi për ndërprerje të seancës, edhe protestuesit e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, nisën të shpërndahen.

Veteranët po protestojnë pasi nuk janë përfshirë në Projektligjin për pagën minimale. Qeveria insiston që veteranëve t’u rritet pensioni, por vetëm pas pastrimit të listave.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci