Të fundit

Rekomandimi i Venecias për Vettingun, Kurti e Haxhiu në konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot do të mbajnë konferencë për media.

Lajmi është bërë në një komunikatë për media nga ana e Zyrës së Kryeministrit.

Konferenca do të fillojë në orën 13:30, raporton Paparaci.

Në njoftim nuk tregohet tema për të cilën do të flasin kryeministri dhe vartësja e tij në ditë vikendi.

Kujtojmë se dje është mbajtur seanca e Komisionit të Venecias, ku janë votuar dy opinione ligjore të rëndësishme për Kosovën.

Siç ka njoftuar përmes Facebook-ut ministrja Haxhiu është bërë fjalë për vetingun në sistemin e drejtësisë dhe projektligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, ka kërkuar vitin e kaluar nga Komisioni i Venecias një opinion ligjor mbi Koncept Dokumentin për Vettingun, ndërkaq sivjet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar opinionin mbi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.

Përfundon seanca e Komisionit të Venecias − Ministrja Haxhiu jep detajet e para

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci