Të fundit

​Scholz: Putin po përpiqet të ndajë Evropën

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se presidenti rus Vladimir Putin ka frikë se “shkëndija e demokracisë” do të përhapet në vendin e tij, duke shtuar se ai po përpiqet të ndajë Evropën dhe të kthehet në një botë të dominuar nga sferat e ndikimit.

Në një intervistë për Merkur, Scholz tha në përgjigje të një pyetjeje nëse Putin do të pranonte afrimin e Ukrainës me Bashkimin Evropian, duke thënë se “presidenti rus duhet të pranojë se ka një komunitet në rritje të demokracive të bazuara në ligj në lagjen e tij”.

“Ai padyshim ka frikë se mos shkëndija e demokracisë do të përhapet në vendin e tij”, tha kancelari gjerman.

Ai vlerësoi gjithashtu se presidenti rus Putin dëshiron një Evropë të ndarë dhe një kthim në sferën e ndikimit, porse nuk do të ketë sukses.

Scholz paralajmëroi se rritja e çmimeve të energjisë ndoshta do të zgjasë për një kohë të gjatë dhe hodhi poshtë pretendimin e Rusisë se ka ndërprerë furnizimin me gaz pasi mungojnë pjesët e nevojshme rezervë për shkak të sanksioneve.

“Ky shpjegim nuk është bindës”, tha kancelari gjerman.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci