43 raste pozitive me infeksionin COVID-19 kanë rezultuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Rastet janë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka publikuar raportin 24 orësh mbi gjendjen epidemiologjike në vend.
MSH ka njoftuar se janë regjistruar 43 raste të reja, ndërsa nuk është asnjë rast i vdekjes.
Po ashtu, Ministria bëri të ditur se momentalisht janë 154 raste aktive të infeksioneve me COVID-19.

