Të fundit

Nesër hapet pishina e Gërmisë

Pishina e Gërmisë nga nesër (e shtunë) ora 10:00, do të hapet për vizitorë.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing”, e cila menaxhon me pishinën ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Kjo ndërmarrje thotë se do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonit veror të përgatitur.

Më tej thuhet se në pishinë është angazhuar staf profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.

Edhe këtë sezon hyrja në pishinë për të rritur është 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro. /

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci