Të fundit

Kryeministri Kurti takim virtual me Joshua Bolten, kryeshef i Roundtable

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim virtual me Joshua Bolten, Kryeshef Ekzekutiv i Business Roundtable. Kjo shoqatë përfaqëson kryeshefat ekzekutivë (CEO) të kompanive kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

“Zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik u veçuan nga kryeministri Kurti si arsye pse Kosova ofron një mundësi të artë për investime të reja. Ai theksoi angazhimin e Qeverisë në avancimin e parimeve demokratike dhe përparimin në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, që është pasqyruar në ngritjen e Kosovës për 17 vende sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, dhe renditjen si të parët në rajon sipas “World Justice Project””, njofton ZKM-ja.

Tutje bëhet e ditur se kryeministri Kurti tha se me popullatën e re dhe profesionale që ka Kosova, shtrirjen më të gjerë të internetit në Evropë, potencialin e dëshmuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe me qeverinë që mbështet këtë sektor, Kosova synon që të bëhet qendra e radhës e kësaj fushe në Evropën Juglindore.

“Në takimin e përbashkët me Shefin e stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, u diskutuan mundësitë që Business Roundtable të jetë urë lidhëse ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe ndërmarrjeve amerikane. U bë ftesë që ndërmarrjet amerikane ta konsiderojnë Kosovën në strategjinë e tyre të zgjerimit dhe planet e tyre për kontraktim të shërbimeve nga jashtë”, përfundon komunikata.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci