Të fundit

Ish-këshilltari i Thaçit zbulon detaje në momentin e pranimit të aktakuzës nga Specialja

Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami ka kujtuar momentin kur udhëtimi i ish-presidentit Thaçi për në Uashington u ndërprerë derisa ishin në Aeroplan, 10 minuta pasi ishin nisur nga Tirana.

Ai tha se derisa ishin në aeroplan, Gjykata Speciale lëshoi një komunikatë të paprecedent, ku shpalosi qëllimet e vërteta, përndjekjen politike të krerëve të UÇK-së, mbajtjen e tyre sa më gjatë, sipas tij, pa aktakuzë, pa proces gjyqësor, pa proces fer dhe të paanshëm.

“Sot, si dy vjet më parë, isha pjesë e delegacionit të Presidentit Thaçi, ku u nisëm për në Uashington. Ky udhëtim u ndërpre vetëm 10 minuta pasi ishim nisur nga Tirana. Derisa ishim në aeroplan, Gjykata Speciale lëshoi një komunikatë të paprecedent, kundër parimeve dhe vlerave të drejtësisë ndërkombëtare.

Atë ditë, Gjykata Speciale shpalosi qëllimet e vërteta, përndjekjen politike të krerëve të UÇK-së, mbajtjen e tyre sa më gjatë, pa aktakuzë, pa proces gjyqësor, pa proces fer dhe të paanshëm”, shkroi ai në Facebook.

Tutje Behrami shtoi se UÇK-ja bashkë me NATO’n, janë fitues të luftës.

“Tash e dy vjet, kryetarja e kësaj gjykate, prokuroria, gjykatësit, ombudspersoni dhe Dhomat e Gjykatës Kushtetuese janë bashkuar për të krijuar një balancë artificial ndërmjet viktimës dhe agresorit të luftës së fundit në Kosovë. Për të kriminalizuar luftën çlirimtare të popullit të Kosovës – për të ndërruar historinë! Por, historia tashmë është shkruar në 1999!

UÇK-ja, bashkë me NATO-n, janë fitues të luftës!”.

Kujtojmë se Dy vjet më parë, papritmas Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë doli me njoftim se para pak muajsh i ka ngritur aktakuzë ish-Presidentit Thaçi. Ky njoftim e zuri Thaçin në gjysmë të rrugës për në SHBA. Kreu i shtetit nuk hyri si i pandehur në Shtëpinë e Bardhë. Vendosi të kthehej mbrapsht. Rrugën tjetër që e mori ishte për në Hagë, i arrestuar.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci