Të fundit

AAK-ja ia parashtron dy pyetje BE-së rreth refuzimit për heqjen e vizave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Bashkimi Evropian përgjigje në dy pyetje rreth mungesës së liberalizimit të vizave për Kosovën edhe pas mbledhjes së fundit të Këshillit Evropian javën e kaluar.

Në një konferencë për media të hënën, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se unioni evropian duhet të sqarojë situatën e mungesës së vendimit për heqjen e vizave.

“Tani, si Grup Parlamentar, i shtrojmë dy pyetje për BE-në: A është kjo një politikë sanskionuese që po i bëhet Kosovës apo Kosova realisht është peng i politikës së brendshme të anëtarëve të Unionit Evropian?”, tha Tahiri të hënën.

Ai e konsideroi të pakuptueshëm faktin që Kosova ka mbetur “vendi i vetëm në Evropë i cili nuk mund të lëviz lirshëm”.

Tahiri ka kërkuar një përgjigje të qartë rreth temës së vizave edhe nga emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Çka do t’u thotë ai [Miroslav Lajçak, v.j] qeverisë dhe partive parlamentare për këtë temë? Nuk mjafton që ai vetëm të ndihet keq që liberalizimi s’po ndodhë”, deklaroi Tahiri.

Në emër të AAK-së, ai propozoi një projekt-rezolutë të re karshi mungesës së liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Përmes iniciativës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi duhet të miratojë një rezolutë të qartë për pozicionimin tonë drejt integrimit evropian”, tha ai. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci