Operatori “Herc International”, që ka të shtrirë rrjetin kabllor ne komunat ku jetojnë serbët në Kosovë, ka shitur aksionet te “MTS d.o.o.”, një kompani e afërt me pushtetin në Serbi, ka shkruar të enjten “RadioKim”.
Dhe me të marrë kontrollin mbi këtë rrjet, nga lista e kanaleve televizive janë larguar dy televizionet e pavarura serbe, “N1” dhe “Nova S”.
Nga kompania “MTS d.o.o.” janë arsyetuar se “kanë ca probleme teknike”.
“Herc International” është kompani me bazë në Shtërpcë e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë dhe aktivitet primar ka “telekomunikimin kabllor”.
Edhe “MTS D.o.o”, që është pjesë e Telekomit të Serbisë, është regjistruar si biznes në ARBK. Selinë e ka në Mitrovicë të Veriut.