Ideja e klubit të Barcelonës për të organizuar festa të ndryshme në “Camp Nou”, përfshirë këtu edhe dasma nuk shkoi ashtu siç pritej.
Pas njoftimit të klubit, dje ishte organizuar edhe martesa e parë në impiantin katalunas, mirëpo shiu i largoi dasmorët.
Opsioni më i lirë për të organizuar një dasmë kushton 1600 euro dhe do të ishte më i përshtatshmi për një dasmë të vogël me 25 deri në 50 persona të pranishëm.
Por, më e shtrenjta është “Salla e tribunës”, e cila vjen me disa dalje për pamje nga fusha. Me ulëse nga 300 deri në 1000 persona, kjo hapësirë është në dispozicion për 13,500 euro.
Një alternativë tjetër tërheqëse është tarraca e Camp Nout, e cila kushton midis 6000 dhe 7000 eurosh në varësi të frekuentimit dhe u lejon mysafirëve të takohen nga afër me një nga terrenet e shkëlqyera në futbollin botëror.
Klientët marrin hapësirën e zgjedhur për gjashtë orë përdorim, si dhe ndihmë nga një zonjë dhe pastrim para dhe pas organizimit.
امطار في الكامب نو pic.twitter.com/ewGWuA6cUz
— FCB World (@forcabarca_ar) June 27, 2022
