Tenisti serb, Novak Gjokoviq mund të rrezikojë largimin nga gara e Wimbledonit.
Gjokoviq konsiderohet si një person i cili mund të jetë pozitiv me COVID-19, pasi që së fundmi kishte stërvitur me tenistin kroat, Marin Çiliç, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.
Gjashtë herë kampioni i këtij turneu, rrezikon të mbetet jashtë këtij kompeticione edhe pse akoma nuk ka asgjë konkrete, mirëpo tifozët serbë janë parë shumë të shqetësuar me lajmet.
Ndërkaq, organizatorët kanë thënë se ndaj tij do të përdoren të njëjtat rregulla sikurse ndaj të gjithë sportistëve dhe nuk do të ketë përjashtime.
