Të fundit

Ministrja Haxhiu: Listat e veteranëve duhet të pastrohen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se lista e veteranëve të UÇK-së duhet të pastrohet dhe ky proces duhet të fillojë sa më parë, në mënyrë që veteranët e vërtetë të mos pësojnë si pasojë e atyre që përfitojnë nga ky status.

Haxhiu deklaroi se përgjegjësia për këtë proces është e përbashkët si institucione.

“Ministria e Drejtësisë do të ndihmojë në çfarëdo instance që bëhet dhe të delegojë një përfaqësues. Listat e veteranëve duhet të pastrohen. Ne pajtohemi se nuk i kemi pasur 60 mijë veteranë. Do të donim t’i kishim, por si kemi pasur. I kemi pasur rreth 20 mijë. Nuk e di që dikush mundet sot të deklarojë se kanë qenë 60 mijë veteranë luftëtarë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka shtuar se verifikimi është shumë i lehtë dhe mund të bëhet nëpërmjet komandantëve të zonave, por në këtë proces kontributin e tyre duhet ta japin edhe vetë veteranët e vërtetë.

“Për shkak të këtij numri të fryrë e të madh, që është bërë komplet për vota në të kaluarën, ne nuk po mundemi që nevojat reale që i kanë veteranët luftëtar t’ua plotësojmë. Është koha e fundit kur duhet t’i trajtojmë seriozisht dhe siç duhet ata që kanë dhënë gjithçka që Kosova sot me qenë e lirë”, ka u shpreh Haxhiu në “RTK Prime”.

Haxhoi theksoi se kjo çështje shkon përpara duke i hyrë një procesi të rivlerësimit të veteranëve.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci