Të fundit

Murali i Mladiqit në Beograd, reagon Presidenca

Shefi i stafit të Presidencës së Kosovës Blerim Vela ka reaguar për muralin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq në Beograd ndaj të cilit po protestohet në Beograd.

“Në qendër të Beogradit ekziston një simbol i mbështetjes së regjimit të Vuçiqit ndaj të dënuarit për kriminel lufte Ratko Mlladiq. Kjo është një fyerje ndaj kujtimit dhe dinjitetit të viktimave të këtij krimineli lufte. Pa u marrë me të kaluarën, Serbia gjithmonë do të mbajë për heronj të saj gjeneralët gjenocidialë”, ka shkruar Vela në Twitter.

Figura e Mlladiqit është pikturuar në fasadën e një ndërtese në Beograd një muaj pasi Gjykata në Hagë ka konfirmuar dënimin e tij të përjetshëm, më 8 qershor.

Këtë të marte aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Aida Qoroviq, u ndalua nga policia në Beograd, pasi hodhi vezë në këtë mural në shenjë proteste.

Incidenti ndodhi pasi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ndaloi një tubim të organizatës Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut në Serbi, e cila donte të shlyente muralin e Mlladiqit.

Të martën, një numër i madh i policëve në uniformë qëndroi në pjesën e qytetit ku ndodhet murali, siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci