Skuadra e Liverpool dhe sulmuesi i tyre, Mohamed Salah ranë dakord mbrëmë për rinovimin e kontratës deri në vitin 2025.
Nënshkrimi i Salah vonoi pak për shkak se egjiptiasi kërkonte pagë më lartë nga “The Reds”, mirëpo pas disa muajve negociata palët u dakorduan për marrëveshjen e re.
Sipas “BBC”, 30-vjeçari tani në “Anfield” do të ketë pagë javore prej 350 mijë funteve apo 406,021.00 eurosh, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar në histori të klubit.
Kësisoj, Salah brenda një sezoni do të marrë pak më shumë se 19 milionë euro.
Virgil van Dijk është lojtari i dytë më i paguar te Liverpooli. Holandezi ka pagë javore prej 220 mijë funteve apo 255,364.45 eurosh.
