Sikurse çdo herë ekipi kosovar i xhudos nuk zhgënjeu as në Lojërat Mesdhetare që këtë vit u organizuan në Oran të Algjerisë.
Pesë nga tetë xhudistët sa përfaqësonin gjithsej Kosovën arritën të stolisen me medalje, tre prej të cilave të arta.
Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka arritën vendin e parë në xhudo, në kategoritë e tyre përkatëse, ndërsa Akil Gjakova e Flaka Loxha të bronztën.
Pas pak ditësh pushim, ekipi kosovar do të nisin përgatitjet për Botërorin e xhudos.
