Boksieri shqiptar, Florian Marku tashmë e ka konfirmuar se ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në Shqipëri, më 25 gusht.
Përmes një postimi në Facebook, Marku njoftoi se meçi i radhës që do të jetë këtë verë do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
“Ju premtoj qe do jap shpirtin per tju bere krenar akoma dhe me shume duke u ngritur ne majat e botes”, thuhet në postimin e Markut.
