Gazetari britanik i The Athletic, David Ornstein, një ekspert i lëvizjeve në tregun e transferimeve, ka raportuar sot se Ronaldo mund të lëvizë drejt Chelseat.
Sipas Ornstein dhe The Athletic, blutë e Londrës janë duke e monitoruar situatën e Ronaldos dhe kanë hyrë në bisedime me menaxhmentin e sulmuesit, transmeton Paparaci.
Drejtuesit e Chelseat janë të tunduar nga ideja e transferimit të ish-Topit të Artë.
“Trajneri Thomas Tuchel e admiron 37-vjeçarin mirëpo është e paqartë ende nëse ai do ta aprovojë këtë transferim”, shkruan Ornstein.
Mediat britanike kanë raportuar të dielën se Ronaldo i ka komunikuar drejtuesve të Manchester United se do të largohet nga “Djajtë e Kuq” këtë verë dhe pse trajneri Eric Ten Hag kërkon që ta mbajë me ngulm në “Old Trafford”.
🚨 EXCL: Chelsea considering Cristiano Ronaldo move. Man Utd currently say not for sale but #CFC monitoring & not ruling out. Mendes talks continue – Boehly/Eghbali intrigued by idea. Tuchel admires 37yo but unclear if he would approve @TheAthleticUK #MUFC https://t.co/oFgWSX1b8q
— David Ornstein (@David_Ornstein) July 4, 2022
