Të fundit

Nuredin Lushtaku sillet i prangosur në Gjykatën e Mitrovicës

Aktualisht është duke u mbajtur seanca e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe të dyshuarve tjerë për sulmin  ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj, që ndodhi të shtunën pasmesnate.

Në një video të publikuar nga RTV Dukagjini, shihet se Lushtaku është sjellë i prangosur në objektin e Gjykatës së Mitrovicës, e cila pritet t’ia caktojë masës e sigurisë.

Përveç tij, në pranga janë sjellë edhe familjarët e tij të dyshuar për sulm ndaj dy zyrtarëve në Skenderaj.

Megjithatë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka elaboruar kërkesën e paraburgimit ku ka thëne se ka kërkuar masën e paraburgimit për shkak se sipas saj, të njëjtit së bashku kanë kryer veprën penale.

Sipas prokurorisë pas përleshjes që familja Lushtaku kishte pasur me zyrtarët policor, Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetari i Skenderajt, ia kishte dërguar armën e policit Enver Berisha, ish-kryetarit të komunës Bekim Jasharit e pastaj ky i fundit e kishte dorëzuar në Polici.

Prokuroria ka thënë se Nuredin Lushtaku kishte shkuar me dy vëllezërit e tij pasi i kishte thirrur djali i tij pas një dënimi që i kishin shqiptuar zyrtarët policorë.

Prokuroria: Lushtaku ia kishte dërguar Bekim Jasharit armën e njërit polic, ky e kishte dorëzuar në Polici

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci