Të fundit

​Ballkani kundër Zalgiris do të luajë me formacion të ri

Trajneri i Ballkanit Ilir Daja, ka lënë të kuptohet që në ndeshjen e nesërme kundër Zalgirisit në Ligën e Kampionëve do të luajë me një skemë të re.

Në konferencën për media, Daja tha se një garë e tillë kërkon përkushtim maksimal dhe më ndryshe krahasuar me Superligën e Kosovës.

“Nuk mund të jap detaje për shkak të kundërshtarit, por mund të them që do të luajmë me skemë të re. Në fakt, ne kemi praktikuar dy skema dhe nesër do të vendosim se me cilën do të zbresim në fushë. Kemi skuadrën e kompletuar dhe jemi gati për të dhënë maksimumin”, tha Daja.

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Zalgirisit do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci