Të fundit

Arrestohet shqiptari, u kap me 34 kilogramë kokainë

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi në kamionin e tij u gjetën 34 kilogramë kokainë e cila kap vlerën e tre milionë eurove.

Shoferi shqiptar po udhëtonte drejt veriut të Italisë derisa u ndalua në autostradën Brenner, për një kontroll nga policia rrugore në pikën e pagesës në Vipiteno.

Ai u transferua në burgun e Bolzanos dhe këto ditë pritet të dal para gjykatës.

Shqiptari mund të përballet me burgim nga nëntë deri në 30 vjet.

Sipas mediave italiane, droga kishte destinacion tregun e Tirolit të Jugut.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci