Të fundit

Nikaragua i dëbon murgeshat e Nënës Terezë

Murgeshat nga urdhri i themeluar nga Nënë Tereza janë larguar nga Nikaragua, pasi organizatës së tyre iu hoq statusi ligjor.

Ata u shoqëruan nga policia deri në kufi dhe kaluan në Kosta Rikën fqinje në këmbë.

Organizata e tyre është ndër të fundit që u mbyll si pjesë e një goditjeje ndaj kujtdo që mendohet se kundërshton presidentin Daniel Ortega.

Kisha Katolike është shprehur hapur për shkeljet e të drejtave të njeriut në Nikaragua.

Mediat lokale thanë se 18 murgesha nga Misionaret e Bamirësisë u çuan në kufi me një autobus të shoqëruar nga zyrtarë të migracionit dhe oficerë policie.

Grupit i ishte hequr statusi ligjor më 28 qershor nga parlamenti i Nikaraguas, ku anëtarët e partisë Sandinista të Presidentit Ortega janë në shumicë.

Murgeshat kishin punuar me të varfërit në Nikaragua që nga viti 1988 dhe drejtonin një çerdhe fëmijësh, një shtëpi për vajzat e dhunuara dhe të braktisura dhe një shtëpi pleqsh.

Një departament qeveritar i cili mbikëqyr organizatat joqeveritare e akuzoi atë për “mos përmbushjen e detyrimeve të tij” për të deklaruar origjinën e fondeve.

Më shumë se 200 organizata janë mbyllur në Nikaragua që nga viti 2018 për gjoja shkelje të ligjeve të reja strikte për financimin, shkruan BBC.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci