“Të gjithë duhet ta dinë se ne, në parim, nuk kemi filluar ende ndonjë gjë serioze në Ukrainë”. Kjo është deklarata më e fundit e presidentit rus, Vladimir Putin, në një takim me drejtuesit e Dumës së Shtetit.
Një deklaratë që mund të habisë, pasi përllogaritet se ushtria ruse ka humbur, sipas burimeve ukrainase, më shumë se 36 mijë ushtarë, mijëra mjete ushtarake dhe çdo kredibilitet ndërkombëtar.
Por qasja e Kremlinit më shumë se një konstatim nga fushëbeteja ukrainase, duket si një sfidë e re ndaj Perëndimit dhe ndihmave gjithmonë e më të mëdha ushtarake që këto vende po i japin Kievit.
“Në qoftë se dëshirojnë të na mundin në terren, ta provojnë”, ishte provokimi ri i Putin, që shërben edhe si një dozë optimizmi për përkrahësit e tij, si dhe një shenjë force në një moment delikat për fatin e ngjarjeve në Ukrainë.
Rusët kanë pushtuar tashmë rajoni e Luhanskut dhe analistët mendojnë se në disa javë edhe rajoni i Donetsk mund të pësojë të njëjtin fat, duke vënë nën kontrollin e Moskës të gjithë Donbasin.
