Të fundit

Çitaku: Qeveria Kurti s’ka strategji, ka mungesë të konsistencës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka dhënë kritika për Qeverinë Kurti, duke thënë se nuk ka asnjë lloj strategjie për asnjë çështje të rëndësishme.

Çitaku tha se ajo çka sheh te Qeveria Kurti është mungesa e konsistencës.

“Unë nuk po shoh asnjë lloj strategjie të Qeverisë Kurti për asnjë çështje të rëndësishme. Ende nuk e kam të qartë a është metamorfozë apo qëllim taktik i përkohshëm. E vetmja gjë konsistente te Qeveria Kurti ka qenë mungesa e konsistencës, njëherë kanë thënë ‘po’, një herë ‘jo’”, tha ajo në T7.

Numri dy i PDK-së tha se është në rregull të ndryshohen qëndrimet kur ndryshojnë faktet, por, sipas saj, qëndrimet e Qeverisë Kurti kanë ndryshuar pa ndryshuar faktet.

“Krejt në rregull është me i ndryshu qëndrimet kur ndryshojnë faktet. Vetëm një i marrë nuk i ndryshon qëndrimet nëse ndryshojnë faktet. Çka ka ndryshuar është vetëm pozicioni politik i kryeministrit”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci