Të fundit

Mozzik thumbon hapur Loredanën

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, i është kundërpërgjigjur deklaratave të ish-partneres së tij Loredana Zefit.

Menjëherë pasi u publikua intervista e reperes ku deklaronte se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik dhe se me të ishte e vështië, ky i fundit bër një postim thumbues në Instastory.

Krahas një fotoje të tij duke buzëqeshur, Mozzik shkruan: “Kush shkel mbi thërrimet e bukës, e vret buka gjithmonë”, shoqëruar me një emoji.

Loredana Zefi foli ditën e djeshme si rrallë herë në një intervistë për ish-partnerin e saj Mozzik. Më herët ajo bëri të ditur përmes një Instastory se nuk ka më asnjë kontakt me ish-partnerin e saj. Gjatë një interviste të dhënë për mediat e huaja, reperja u pyet për detaje nga raporti i saj aktual me Mozzik.

Reperja tregoi se ajo nuk ka asnjë konakt më me Mozzik, por sigurisht ai ruan kontaktet me vajzën e tyre Hanën.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci