Të fundit

Messi e Nadal cak i grabitësve shqiptarë në Ibiza

Sportistët e njohur, shumica prej tyre futbollistë kanë qenë cak të grabitësve në Ibiza kohëve të fundit.

Pas grabitjeve në shtëpi të futbollistëve të njohur, “pre” e bandave grabitëse, që dyshohet të jenë shqiptarë, kanë qenë Lionel Messi dhe Rafael Nadal.

Siç konfirmon policia e ishullit Balearik të Ibizës, disa shtëpi janë grabitur në rrugën ku Messi dhe Nadal kanë vilat e tyre të pushimit.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, bëhet fjalë për një “grup të organizuar kriminal me prejardhje shqiptare”, siç konfirmon policia në Ibiza.

Banda është e lidhur edhe me 15 vjedhje të tjera në vila luksoze në qytetet spanjolle të Alicante, Malaga dhe Murcia.

Të martën, një gazetë lokale në Ibiza publikoi se përveç vilës Verratti-t, shtëpitë e pushimit të superyllit të PSG Lionel Messi dhe legjendës së tenisit Rafael Nadal ishin gjithashtu në listë si objektiva të vjedhjeve të bandës.

Po kështu, shtëpitë e legjendave, Guti, Fernando Hierro dhe ish-kryeministrit spanjoll Jose Maria Aznar do të sulmoheshin nga kjo bandë.

Sipas raportit të policisë vendase, të gjithë emrat dhe adresat ishin në një fletore, e cila u gjet kur anëtarët e bandës u arrestuan mbrëmjen e së hënës. Në këtë listë ishin edhe 15 vilat që u grabitën vitin e kaluar, pra grupi ishte duke kryer grabitje në vazhdimësi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci