Situatë afërsisht e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe në dy ditët e ardhshme, ka parashikuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të enjten.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes 1- e 13 gradë celsius, ndërkohë maksimalet e ditës do të sillen ndërmjet 29 e 34 gradë celsius.
“Do të ketë më shumë orë me diell dhe rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Në viset e larta malore do të ketë vranësira të cilat herë-herë do të marrin karakter zhvillimi dhe mundësi për riga shiu, kryesisht në veriperëndim të Dukagjinit”, thuhet në njoftim.
