Një zjarr ka përfshirë shkollën “Hilmi Rakovica” në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka njoftuar se dyshohet se nga zjarri është përfshirë oxhaku i shkollës.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës”, ka thënë ai për Paparacin.

Tutje ai ka shtuar se zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

