Të fundit

Buffon thotë se do të luajë deri në moshën 55-vjeçare

Portieri italian, Gianluigi Buffon ka vazhduar kontratën e tij me Parman edhe për dy vite, teksa ka thënë se ai mund të vazhdojë karrierën e tij si lojtar edhe për 11 vite tjera.

Portieri legjendar luajti 26 ndeshje për Parman sezonin e kaluar, pasi e mbylli një periudhë të dytë në Juventus në verën e vitit 2021 dhe po shijon futbollin si kurrë më parë.

“Unë mund të tërhiqem në moshën 55-vjeçare, kalova 10 vjet te Parma, pastaj 20 në Juventus. Kam 10 vite që mendoj për pensionin, por gjithmonë kam vazhduar. Kam pasur përvoja të rëndësishme që më kanë ndihmuar të njoh botën e futbollit, por nuk jam i sigurt se do të qëndroj në këtë botë pas pensionimit. Ndoshta mund të provoj diçka tjetër”, deklaroi Buffon.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci