Të fundit

Kurti takon policët që u lënduan në veri, u premton mbështetje të plotë

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar policët, pjesëmarrës në aksionin e mbrëmshëm kundër kontrabandës në Leposaviq, përfshirë ata që u lënduan, dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

“Policia jonë çdo ditë demonstron vendosmëri dhe shkathtësi për të siguruar ligjshmërinë në tërë territorin e Republikës. Përderisa puna profesionale e policëve ka arritur të sjell personat e dyshuar para drejtësisë, kjo e fundit, në këtë rast Prokuroria, liron njërin të dyshuar në procedurë të rregullt, sipas pohimeve të policëve”, ka thënë Kurti.

Tutje kryeministri shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë për trimërinë dhe profesionalizimin e tyre për të qenë në krye të detyrës, teksa u uroi shërim të plotë sa më të shpejtë.

Ai theksoi që shteti ligjor dëshmohet me punën e zellshme të prokurorisë dhe efikase të gjyqësorit.

“Në mungesë të këtyre të fundit, aksionet e Policisë e me këto sigurimi i rendit publik, mbeten të papërfunduara. E për të dëshmuar përkushtimin dhe aftësinë në vendosjen e sundimit të ligjit, duhet pritur veprimet e mëtutjeshme të prokurorisë”, u shpreh ai.

Kurti shtoi se luftimi i krimit të organizuar dhe vendosja e rendit dhe ligjshmërisë mbeten ndër prioritetet kryesore të Qeverisë dhe se për këtë Policia e Kosovës gjithmonë do ta ketë mbështetjen e plotë.

Ndryshe, sipas PK-së, pesë zyrtarë të saj janë lënduar gjatë një aksioni për të ndaluar një kamion në veri të Kosovës, që dyshohej se po kontrabandonte mallra.

Policët kanë marrë trajtim mjekësor, ndërkaq po ashtu është dëmtuar një veturë policore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci