Të fundit

Krej papritur, Stresi merr vendim për karrierën e tij

Një nga reperët më të njohur shqiptarë është Stresi. Ai ka korrur një sukses të madh në tregun muzikor. Por së fundmi, Stresi ka dhënë një lajm të papritur për fansat e tij.

Ai ka treguar përmes një postimi në Instagram se do të anulojë për pak kohë mbrëmjet muzikore.

35-vjeçari i ka kërkuar falje publikut, ndonëse tutje sqaron se ka nevojë për qetësi.

“I kërkoj ndjesë publikut, i kërkoj ndjesë të gjithë klubeve ku do performoja por anuloj çdo aktivitet timin kam nevojë për qetësi”, ka shkruar ai.

Me sa duket kjo ka të bëjë me një periudhë të pacaktuar dhe së shpejti ai do të kthehet në skenë.

Stresi edhe këtë vit ka qenë mjaft i kërkuar në skenën muzikore.

Gjithashtu, nuk ka munguar as me prurje të reja muzikore e bashkëpunime.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci