Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Siç njofton ministria çmimi maksimal i lejuar për dizel është 1.74 euro për litër.
Për naftë është 1.63 euro për litër, kurse për gaz është 0.78 për litër.
Këto çmime do të vlejnë për 24 orët e ardhshme. Çmime të njëjta kanë qenë edhe gjatë dy ditëve të kaluara.
Ministria do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët.

