Të fundit

Një grua sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Një grua është sulmuar sot nga qentë endacak në afërsi të kampusit të Universitetit të Prishtinës, në hapësirën në mes të objektit të Fakultetit të Muzikës dhe atij të Juridikut.

Siç raporton Koha.net ajo ishte duke ecur me dy fëmijët e saj derisa u sulmua nga një llavë e qenve, kurse shenjat e gjakut kanë vazhduar të vërehen edhe një orë pasi ka ndodhur ngjarja.

Paparaci ka kontaktuar me mjekun kujdestar i Emergjencës, Naser Syla, i cili ka njoftuar se gjendja e saj është stabile.

“Është pranuar një rast si viktimë e sulmit të qenve endacakë me një plagë në regjionin krural të majtë. Plaga është përpunuar dhe është para përfundimit të trajtimit në qendrën emergjente. Kështu që gjendja është stabile, por është një plagë e shkaktuar nga qentë endacakë në këmbën e majtë. Për fat të keq ajo kishte qenë së bashku me dy fëmijë në shëtitje e sipër, por fëmijët për fat kanë shpëtuar pa plagë”, ka thënë Syla.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci