Bordi Drejtues i Fondit për Sigurime Shëndetësore ka emëruar sot Bujar Kaquri në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të Fondit.
Emërimi i tij është bërë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, gjatë një konference për shtyp të enjten.
“Sot mbajëm mbledhjen e bordit të sigurimeve shëndetësore të emëruar nga Qeveria e Kosovës. U zgjodh kryesuesj dhe zëvendëskryesuesja. Në këtë takim me shumicë votash u vendos largimi i përkohshëm i drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi”, tha ajo, teksa shtoi se në vend të tij u emërua Bujar Kaquri.
Ndërkohë, që ushtruesi i zgjedhur i detyrës, Bujar Kaqurri, deklaroi se do të punojë për organizim të punëve brenda Fondit. Ai tha se i nevojitet kohë dhe “gjithçka që është ngritur si shqetësim do të adresohet në organet gjegjëse”.
