Të fundit

Deputetja e VV-së, e dënuar me tre vjet burgim, ndërmerr hapin e parë ndaj aktvendimit të gjykatës

Deputetja e Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezi, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën e Apelit rreth vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, për dënimin e deputetes me 3 vite burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Vendimi i majit të këtij viti krahas 3 viteve burgim parashihet edhe një gjobë prej 2  mijë eurosh.

Jetmire Vrenezi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot ka dorëzuar në apel ankesën, teksa e ka quajtur vendimin për dënimin  e saj të padrejtë.

“Përveç vendimit të padrejtë gjyqësor në rastin tim, ky aktgjykim ka arritur në adresen time me shumë vonesë duke kaluar kështu secilin afat procedural e ligjor dhe si rrjedhojë duke ma vonuar tejmase të drejtën time për të ushtruar ankesë. Më në fund, sot dorëzova ankesën time në Gjykatë të Apelit me shpresën dhe mundësinë që të korrigjohet vendimi absurd dhe aspak i drejtë i Gjykatës Themelore në Prizren. Me veprimin tonë ne kemi mbrojtur interesin dhe pasurinë publike dhe po të vepronim ndryshe do të ishte shkelje dhe krim”, shkruan ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci