Paulo Dybala thuhet se ka vendosur rekord për më shumë fanella të shitura në Itali brenda një dite pasi realizoi transferimin te Roma.
Sipas Corriere dello Sport, transferimi ka shkuar jashtëzakonisht mirë në kryeqytetin italian dhe Dybala është një figurë e njohur tashmë.
Në fakt, 28-vjeçari ka thyer rekordin e Cristiano Ronaldos për më shumë fanella të shitura në një ditë të vetme.
Portugezi iu bashkua Juventusit nga Real Madridi në vitin 2018 dhe statusi i tij si një nga lojtarët më të mirë në botë solli shumë publicitet.
Megjithatë, Dybalan ia ka dalë të lë pas vetës rekordin e realizuar nga 37-vjeçari për më së shumti fanella të shitura brenda një dite.
Dybala është pesë herë fitues i Serisë A, por ka luftuar me lëndime vitet e fundit. Ai bëri 29 paraqitje në ligë sezonin e kaluar, por arriti të shënonte vetëm 10 gola.
Paulo Dybala has officially broken Cristiano Ronaldo’s record for the most jerseys sold in Italy in the space of 24 hours.
Unreal😳 pic.twitter.com/CRudcHyNJo
— IM (@Iconic_Mourinho) July 22, 2022
