Të fundit

Ish diplomati i Millosheviqit: Hill nuk ka dalë nga rutina e tij diplomatike

Ish-shefi i diplomacisë serbe nga koha e Sllobodan Millosheviqit, njëkohësisht edhe shërbëtori i tij më besnik  Vlladislav Jovanoviq, pretendon se “nuk është i befasuar nga intervista dhe mesazhet e Hill-it”, duke theksuar se kjo është “një sjellje e njohur e këtij diplomati amerikan, i cili ka dekada të tëra i përzier në të gjitha problemet dhe ngjarjet në këtë rajon”, shkruan gazeta serbe e afërt me pushtetin “Novosti”.

“Hill nuk ka dalë nga rutina e tij diplomatike, me faktin se dikur ishte më i drejtpërdrejtë dhe i hapur dhe tani mesazhet e tij janë mbështjellë me një “krem” të duket më indirekt. Po ai tashmë disa herë i ka bërë thirrje Serbisë të anëtarësohet në NATO, dhe tani ka përsëritur se duhet të zgjedhim një anë dhe të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Me këtë ai vuri në pikëpyetje lirinë e vendit tonë, sepse Kushtetuta jonë thotë se jemi të pavarur dhe ushtarakisht neutralë. Me deklarata të tilla, ai i lejon vetes të “tallet” duke pasur parasysh se përfaqëson një nga vendet më të fuqishme në botë”, edhe një herë e shpreh Jovanoviq urrejtjen e vjetër ndaj Hill-it.

Ai ka shtuar se “duhet të vazhdojmë të llogarisim në paraqitjet e tilla të Hillit, sepse “druri i vjetër nuk lakohet”, transmeton Paparaci.

“Ai bëri disa hapa më tepër se sa lejohet dhe nuk do të ndalet. Perëndimi dhe SHBA janë praktikisht në një luftë të përgjithshme, politike dhe ekonomike kundër Rusisë dhe në atë konflikt po përpiqen të tërheqin sa më shumë vende në frontin e tyre. Sigurisht që do të ketë përpjekje të dukshme dhe të padukshme për të ndikuar në përbërjen e qeverisë serbe dhe orientimin dhe politikën e saj”, ka thënë Jovanoviq./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci